Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A të vazhdojë me barnat?

Une pi pilula kontraceptive Jazz, ne diten e 14 e kam haruar ta perdori, diten e 15 kam pire 2 pernjehere dhe pas nje dite une kam menstruacione te shumta si cdo here dhe ndalova me pilulat. A kam vepruar drejte, dhe i kam ndaluar pas 3 ditesh menstruacionesh. A kam ndonje pasoje negative tash nga keto pilula? Ju lutem pres pergjigje. Flm.

Blera (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blera

Kur fillohen të përdoren pilulat kontraceptive duhet të përfundojnë deri në fund të kutisë, sepse ndërpreja e tyre mund të sjellë uljen e mbrojtjes për një shtatzëni. Një efekt anësor kur ndërpritet pilula kontraceptive është fillimi i hemoragjisë. Prandaj drejtohu tek mjeku për të bërë një ekzaminim ekografik dhe vlerësuar trashësinë e endometrit. Pas këtij ekzaminimi mjeku do të këshilloj se kur duhet ta fillosh kutinë e re të kontraceptivit.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti