Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje në fund të barkut!

Pershendetje Dr.


Kam dhimbje ne fund te barkut me te therura, jam shtatzene ne javen e 18. Kam nje femije gati 1 vjece mos ndoshta pse e mbaj edhe ate ne krahe dhe eshte goxha e rende, sa here qe e mbaj gjate kam therrje ne fund te barkut. A eshte dicka e rrezikshme per fetusin?


Ju faleminderit!

Erina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erina

Nuk është normale, mbajtja e fëmijës një vjeç në krah kur vetë je shtatzënë. Pa tjetër, që ngritja dhe mbajtja e peshave të rënda gjatë shtatzënisë ndikon negativish dhe të therrurat që ndjen janë pasojë e këtij veprimi.

Ruaje veten nga të tilla veprime.

Nga java e 19-23 e shtatzënisë, rekomandohet të bëhen analiza e urinës komplet dhe ekografia morfologjike. Mos harro ti kryesh këto, për të vlerësuar ecurinë normalë të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti