Vaj ulliri me kantarium
Ajshee
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ajshe
Preparatet popullore apo kombinimi i tyre, janë të vlefshëm vetëm nëse janë të testuara nga shkenca mjeksore dhe janë të licensuara për përdorim.
Unë të këshilloj që të bësh ananalizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Antibiograma apo mykograma vlerëson medikamentet më të efekshme për trajtimin e infeksionit të mundshëm dhe mjeku do të zgjedhë dhe rekomandoj atë që është më i përshtatshëm për ty. Tek ky lloj trajtimi unë kam besim dhe siguri. Mos neglizho të bësh analizë dhe të trajtosh infeksionin, sepse ka infeksione të cilat ndikojnë negativisht në shtatzëni.
Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 35 te shtatzenise dhe desha ta di a mund te lyhem ne organin gjenital me nje perzierje qe permban vaj ulliri me kantarium, me thane se eshte shume e mire per infeksione. Une shtatzenine e kam pa probleme mirepo ndonjehere kam kruarje dhe kam perdore kanesten me udhezimin e mjekes dhe me interesoi me dite a mundem me u ly edhe me kete perzierje, a i shkakton ndonje dem bebes?