Rreth placentës
Jeta ,,,,
(15 vite më parë)
Përshëndetje Arjeta
Gjakrrjedhja për shkak të shkëputjes së placentës, tregon që je përpara një rreziku për abort. Kjo ndodh si rezultat i kontraksioneve uterine të cilat krijojnë një shkëputje të vogël të placentës nga muri uterin, duke krijuar hematomën e cila tek ty ka gjetur rrugën për tu zvotuar nëpërmjet gjakrrjedhjes që ankon. Përveç progesteronit, të rekomandoj që terapisë ti shtosh edhe spazmolitikë si floroglucionol, buskopan etj. dhe një rregjim shtrati deri në eliminimin e hematomës.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr e nderuar, jam ne javen e 12 te shtatzenise, 3 here kam patur nga pak gjakderdhje, kontrollat i kam bere me rregull cdo here, dhe para tre diteve me ndodhi perseri, mjekja me tha qe kam pak shkeputje te placentes per ate shkak vjen deri tek gjakderdhja, kam marre 3 gjilpera progresteron, dhe kam fillu te perdore ce sum leta-vitamina, desha te di nga cka vjen deri te shkeputja e placentes, cilat jane shkaqet dhe a paraqet ndonje rrezik per shtatzenine dhe beben?
Ngeleni e pershendetur, respekt!