Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth menstruacioneve

Jam nje vajze 20 vjecare, kam pak probleme rreth ciklit menstrual... Dua te di pse nuk e kam te rregullt kete cikel? Ciklin nuk e kam te rregullt, me vijne cdo 2 - 3 muaj, edhe gjithashtu gjakderdhje nuk kam shume po ne sasi te vogel, dhe zakonisht me zgjasin 3 - 4 dite, te cilat ndonjehere me shoqerohen me dhimbje po jo cdo here?


Faleminderit per mirekuptim, Kaltrina!

Kaltrina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kaltrina

Ankesa që përshkruan, bën pjesë në çrregullimet menstruale dhe quhet dismenorrea. Kjo ndodh si rezultat i ndryshimit të nivelit të hormoneve në organizmin e gruas. Pa tjetër duhet të drejtohesh tek një mjek gjinekolog, i cili përveç vizitës gjinekologjike dhe disa ekzaminimeve do të kërkoj të vlerësosh nivelin e disa hormoneve për të gjetur shkakun e këtij çrregullimi.

Nëse e shikon të arsyeshme, mund të më kontaktosh pranë klinikës ku unë punoj.

Të uroj gjithë të mirat.

Kaltrina (15 vite më parë)
Faleminderit Dr! Por nese ke mundesi ndonje nr kontaktues ose adresen tuaj ku mund te ju gjej...

/komuniteti