Si mund të vdes foshnja nga lidhja e kërthizës në bark në muajin e 6?
Klaudia
(15 vite më parë)
Përshëndetje Klaudia
Vdekjet inutero janë të rralla. Mekanizmat e vdekjet të fetusit inutero janë jo shumë të qarta dhe shkaqet janë të ndryshme. Në rastin tënd nuk duhet të fajësosh veten për pozicionin që ke mbajtur gjatë periudhës së gjumit apo edhe për ankesat e tjera që mund të kesh patur gjatë shtatzënisë, ato nuk ka influencuar në ndodhinë tënde. Mjeku që ka ndjekur daljen e fetusit të vdekur, e ka dalluar xhiron e kordonit të kërthizës rreth qafës se fetusit. Kjo xhiro mund të ketë qënë mjaft e shtrënguar sa ka dhënë asfiksinë fetale.
Në shtatzëninë e ardhshme duhet të kesh parasysh të ndiqesh në mënyrë rigoroze, edhe me ekografi Doppler për të vlerësuar ecurinë e shtatzënisë pa ndërprerje.
Uroj që të mos ndodhë më ky episod.
Ju lutem doktoreshe, a mund te ma shpjegoni ne detaje se si mund te ndodh qe foshnja te vdes ne bark nga kerthiza? Me kane thene mjeket por une ende nuk e kam te qarte se ka mundur te ndodh kjo, nuk kam pasur asnje simptome as gjakderdhje as dhimbje veq 24 ore nuk e kam verejte beben duke levizur dhe kur shkova per kontrolle me thane se bebi ka vdekur!! A ka mundesi qe kam pas shume gazra ate dite a mund te jene edhe ato shkaktare, apo ndoshta se e kam gjet veten shpesh duke fjetur ne shpine, kjo jane dyshimet e mia dhe cka mund te me thuani rreth ketyre dyshimeve dhe ju lutem ma shpjegoni ta di qe herave te tjera ta kem parasysh dhe kam nevoje me gjet shkaktarin e vertete te vdekjes se bebes time, analizat gjitha mire me kane dale perpos pak pagjaksi.
Ju faleminderit per mirekuptim, me respekt, Klaudia.