Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hemorragji gjatë kontaktit seksual

E nderuar Dr. Mimoza, jam nje vajze 25 vjece dhe prej 3 - 4 muajsh kam nje problem qe sa here kryej marredhenie kam hemorragji ne sasi te vogel, por keto rradhet e fundit me eshte shtuar, ciklin e kam shume te rregullt por kam sekrecione me ngjyre here te bardhe dhe here si jeshil, kam bere eko 2 here rresht me rezultoi qe vezorja e majte eshte e zmadhuar dhe gjithashtu analizat e urines qe me dolen mire por pak kripera, ekografi me ka drejtuar tek mjeku gjinekolog i cili me ka dhene keto mjekime pas vizites: Vit C, Alfasid, Neo-Penotran, kete mjekim do ta marre 1 jave, dhe me tha qe kam infeksion ne qafen e mitres. Ju lutem e nderuar Dr. Mimoza a mund te me thoni a eshte shqetesuese dhe a kurohet kjo gje pas ketij mjekimi, po ashtu me ben kurioz fakti i ketij infeksioni a mundet te ma kete transmetuar partneri, hemorragjia qe me del eshte krejt e paster por kjo ndodh vetem sa here kryej marredhenie dhe kjo gje ka ftohur dhe raportin tone, e ka vene ne krize lidhjen. Me shume respekt, Ela.

Ela (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Hemorragjia gjatë aktit seksual, nuk është normale. Pas mbarimit të trajtimit, është e domosdoshme të bësh Pap-testin. Mos neglizho. Rezultatet e Pap-testit mi dërgo ti lexoj.

Të uroj gjithë të mirat.

Ela (15 vite më parë)
Dr. Mimoza edhe pak dite kam per te kryer kuren qe me ka dhene mjekia gjinekologe dhe do bej pap testin sic me sugjeruat ju dhe pergjigjen e tij do jua dergoj, dua te te tregoj 1 detaj te vogel qe ndoshta nuk ka rendesi gjate kontaktit seksual here e pare qe kryej mardhenie kam hemoragji ndersa heren e dyte nuk kam dmth nqs mbrenda 1 dite kryej 2 here mardhenie vetem heren e pare mund te kem hemoragji ndersa heren e dyte jo. Gjithsesi po pres qe te kryej kuren dhe te te dergoj pergjigjen e Pap- testit. Te falenderoj qe moret ne konsiderate shqetesimin tim. Me shume respekt, Ela.

/komuniteti