Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sheqeri në shtatzëni

Pershendetje. Jam ne muajin e 7 te shtatzenise dhe deri me sot i kam bere disa here analizat gjinekologjike dhe cdo here me kane dale mire, deri me tani i kam bere 3 here analizat e gjakut dhe urines dhe ato deri me sot me kane dale te gjitha ne vlera normale qe dmth me kane thene cdo gje eshte ne rregull, dje isha per ti perseritur analizat e gjakut dhe urines dhe prape me dolen mire shume por me thane qe sheqerin e kam ne kufi te normales (6.8), dhe duhet te kem shume kujdes dhe ta perseris matjen e sheqerit disa here rradhazi... desha te dije a eshte dicka serioze pasi kjo ishte potencuar ne fleten e analizave?

Labeata (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Labeata

Diabeti në shtatzëni (gestacional), është i përkohshëm dhe zakonisht mbas lindjes nivelet e sheqerit në gjak kthehen në normalitet. Kur ky lloj diabeti është i pa kontrolluar apo i trajtuar keq, mund ta dëmtojë fëmijën. Gratë me diabet shtatzënie duhet t’i kushtojnë më shumë kujdes shtimit të peshës se sa gratë e tjera shtatzëna.

Megjithatë këshillohu edhe me mjekun endokrinolog, pasi shtatzënia tënde duhet të ndiqet në bashkëpumin të mjekut obstetër-gjinelokog dhe endokrinolog. Mjeku endokrinolog është ai që do të të vendosë terapinë, për të kontrolluar nivelet e diabetit në mënyrë që shtatzënia të ketë ecuri normale.

Për më shumë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/semundjet/diabeti-ne-shtatzani

Gjithë të mirat.

/komuniteti