Dhëmbjet gjatë aktit seksual
Leta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Leta.
Për dhëmbjet që ke ndjerë gjatë marrëdhënieve seksuale, të rekomandoj të lexosh artikullin me temë “Dhëmbja gjatë aktit seksual” tek rubrika Perimatologjia. Aty jepen disa nga shkaqet e kësaj situate si dhe rekomandime për ta dominuar gjëndjen.
Për pjesën e dytë të pyetjes se a është normale marrëdhënia seksuale gjatë shtatzënisë, unë them se po është normale të kryesh marrëdhënie seksuale gjatë shtatzënisë. Mirëkuptimi midis çiftit, dhe zbatimi i disa kushteve të thjeshta higjenike apo të sforcimeve fizike, janë domosdoshmëri për të ndjerë dashurinë dhe afrimitetin e çiftit si dhe ruajtjen e shëndetit amtar dhe të fëmijës që po zhvillohet brënda trupit të nënës.
Pershendetje doktoreshe, jam 21 vjeçare, dhe deshta te pyes para se te mbes shtatzene gjate marredhenies seksuale kisha shume dhembje. Tani jam ne javen e 5 te shtatzenise edhe deshta te pyes se a eshte normale qe te kem marredhenie apo jo? Faleminderit shume.