Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion urinar/vaginal

Pershendetje, Jam 24 vjece dhe kam me shume se dy vite qe vuaj nga nje infeksion urinar. Gjithacka nis me disa ethe te vogla, vazhdon me urinim te shpeshte dhe djege te tij. Kam bere para 4 muajsh uroculturen dhe me rezulton me staphylococus aureus, ku marr dhe mjekimin per kete infeksion (aristin C). Mbasi kaluan 4 muaj kam perseri shqetesime me urinen, por pervec pjeses se djegjes se saj, me eshte shtuar dhe gjak ne fund te urinimit. Ribej analizen e urocultures dhe del i njejti infeksion me staphylococcus aureus me mbi 1000000ml. Me pas kam vazhduar analizat me strisho sekrecioni vaginal qe pergjigjet e saj me dalin si meposhte: 1. Qel. epiteliale 15-20/ fushe 2. Leukocite 10-12/fushe 3. Mungese Lacotbacilles 4. Bakter pozitiv 5. Ka prani te qelizave mykotike 6. Trichomons negativ 7. granderella negative. Gjithashtu, kultura e sekrecionit vaginal cocce me del me staphylococcus areus. Analiza e kultures sekrecionit vaginal candida me del candida albicans+, Analiza e mycoplasmas dhe Ureaplasmas dalin te dyja me vlera negative; Testi i Chlamydia Rapid Test del negativ. Ju lutem nga se shkaktohet ky infeksion i perseritur (kronik)? Eshte e mundur kurimi njehere e mire nga staphylococcus areus, apo duhet te vuaj gjithmon? Ndikon ky bakter ne deshiren per te mbetur shtatzan, dhe tek bebja qe dua te lind? Ju lutem me jepni nje pergjigje sa me te shpejte sepse jam shume e friksuar dhe shpresoj per nje zgjidhje sa me shpejt te ketij problemi. Ju faleminderit.

Meggy Inna (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Ina

Bashke u konsultuam. Vazhdo trajtimin e rekomanduar. Pas trajtimit me kontaktakto me numrin 0692033965 per te rivleresuar situaten.

Gjithe te mirat.

/komuniteti