Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja me operim

Pershendetje e nderuara doktoreshe,cilat jane pasojat e lindjes me operim per trupin e nje gruaje,si dhe deri sa femije mund te lindesh me operim dhe sa duhet te kete diference mes tyre,ju falenderoj per pergjigje

♥ D - D ♥ (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje

Normale eshte qe lindjet te realizohen ne rruge natyrore. Ne rastet kur rrezikohet jeta e nenes e femijes apo e te dyve njekohesisht, mjeket e realizojne lindjen me operacioni cesarian.

Me kushtet e sotme te mjeksise, lindja me operacion cesarian realizohet me kushte shume optimale dhe efektet anesore jane qe nuk mund te realizohen me shume se kater lindje, me kushtin qe periudha postoperatore te lindjeve paraardhese te kene kaluar pa infeksione dhe pa temperature.

Diference midis dy lindjeve, rekomandohet te jene jo me pak se tre vjet.

Gjithe te mirat.

/komuniteti