Klamidia dhe Esheria kolli në shtatzëni
Arbnora
(15 vite më parë)
Përshëndetje Arbnora
Klamidia është infeksion i cili ndikon në ecurinë e shtatzënisë duke shkaktuar lindje parakohe, si dhe mund të infektoj fëmijën gjatë kalimit në rrugët e lindjes. Prandaj trajtimi me antibiotikë është i nevojshëm si për femrën ashtu edhe për partnerin, si dhe rikontrolli për të vlerësuar se infeksioni është shëruar duhet bërë pas trajtimit.
Antibiotikët nuk janë të rekomanduara gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Mund ta diskutosh me mjekun për të kaluar tremujorin e parë të shtatzënisë dhe pastaj të përdoren antibiotikët.
Gjithë të mirat dhe shtatzëni të mbarë.
Pershendetje e nderuar, desha tju pyes jam ne javen e 9 te shtatzenise,eshte shtatzenia e pare pas disa analizave qe kam bere, rezultati ka dale qe kam infeksion Chlamydiae dhe Escherichia coli. Terapia qe me eshte dhene eshte Azomex 1x2, dhe Cefalexin 2x2, pyetja ime eshte, a eshte kjo terapi e rende pasi qe jane javet e para te shtatzenise, a shkaktojne demtim te embrionit? Faleminderit per kohen.