Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Serklazha

Pershendetje, jam ne javen 23+5 te shtatzanis, ne javen 16/17 kam ber serklazh per shkak se kam pas mitren e bute dhe te hapur 5 cm, deri tash nuk kam pas problem dhe kam qen ne regjim shtrati, deshta me pyet sa esht e sigurt serklazh ne rastin tim dhe a duhet deri ne fund te shtatzanis me mbajt regjim apo a ka rrezik me vazhdu jeten normale, para kesaj shtatzanie kam pas dy her abort spontan ne fillim te shtatzanis. Faleminderit.

(10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Adelina

Serklazhi eshte mase parandaluese per lindje parakohe, por asnjehere e sigurte 100%. Paralelisht duhet te ndjekesh keshillat per rregjimin shtati, evitimin e lodhjeve dhe trajtime medikamentoze per te rritur mundesine qe shtatzenia te kete ecuri normale deri ne term.

Te uroj shtatzeni te mbare

/komuniteti