Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullime të menstruacioneve

Përshëndetje doktoreshë. Jam 22 vjeçare, për dy vjet me rradhë kam përdorur regividon me udhëzim të gjinekologut për rregullim të menstruacioneve dhe mbrojtje; Ka 6 muaj që i kam ndërprere dhe menstruacionet më vonohen (kam marre tableta që te më vijne); jam vizituar te gjinekologu, kam bërë analizat e dy hormoneve: prolaktin ng/mL rezulltati 6.53 dhe TSH, m/ul rezultati 3.96; pastaj doktori më ka dhënë Letrox tableta 50mg cdo dit nga një, dhe më ka udhëzuar që pas dy muajve ti bëj prape analizat dhe do konsultohemi edhe me endokrinologun; E nderuar doktoreshë desha të dije edhe mendimin tuaj, a jane shqetesuese këto rezultate dhe cfare më këshilloni ju të bëj më tepër?

Ardita Ardi (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ardita

Përdor trajtimin që ka rekomanduar mjeku. Edhe konsulta me endokrinologun, është e rrëndësishme të bëhet pas trajtimit për të vlerësuar ecurinë e nivele hormonale.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti