Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pilulat dhe efektet negative

Pershendetje. Mjeku me sugjeroi Methylergometrin, per ndalim te hemorragjise qe e kam qe 4 dite te plota dhe ti vazhdoje pilulat Jazz. Mirepo une jam e shqetesuar per hemorragjine dhe sa do te me zgjase, jam ne javen e 3 te pilulave, ato i kam filluar te shtunen, dita e pare. Frikesohem per shtatzenine, a mund te ndodh kjo pas gjithe kesaj gjakderdhje? Flm. Pres pergjigje.

Blera (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blera

Piluat kontraceptive Yaz, mos i ndërprit por konsumoi kutinë deri në fund. Bëj një ekzaminim ekografik, për të vlerësuar gjendjen e endometrit dhe të vezoreve. Në bazë të këtij vlerësimi, mjeku do të vendosë nëse duhet të marrësh përsëri kontraceptivin Yaz, apo të bëj kyretazh.

Gjithë të mirat.

Mirela Sina (15 vite më parë)
Pershendetje. Doktoresha te lutem desha tju pyes per dicka, Ne korrik te vitit kaluar kam filluar te bej injeksionin per te mos mbetur shtatzane sepse vajzen e kam akoma te vogel,desha te dija mos ndoshta ka efekte anesore dhe kur te vendos per te patur nje femij tjeter mos ndikon per keq tek femija? Te falenderoj

/komuniteti