Djegësimë në zorrën e trashë
Buqja
(15 vite më parë)
Përshëndetje Buqe.
Shqetësimi që paraqet, ndoshta ka lidhje me hemorroidet të favorizuara nga proçesi i lindjes.
Të këshilloj të rregullosh dietën ushqimore me fibra dhe jeshillëqe, zarzavate dhe perime. Gjithashtu përdorimi i pomadave qetësuese si doloprokt, do të ndihmonte për të eleminuar ankesat e tyre.
Një konsultim përfundimtar me mjekun proktolog, do të ishte në favorin e përcaktimit të asaj që referon.
Kam lindë para 4 muajsh dhe pas lindjes, lindjen e kam pas normale por po me shqetëson një problem tjetër. Shpesh kam djegësim në zorrën e trashë dhe ende vazhdoje te kem. Ju lutem çka mundet me qene problemi? Ju faleminderit.