Shqetësim rreth shtatzënisë
Arlinda.s
(15 vite më parë)
Përshëndetje Arlinda
Me aq sa përshkruan, nuk vlerësoj se diçka mund të ketë shkuar keq në shtatzëninë tënde. Prandaj nuk ke përse të shqetësohesh e në veçanti tashmë që shtatzënia po i afrohet termit.
Të uroj shtatzëni të mbarë deri në term.
Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 36 te shtatzenise deri me tani skam pas probleme mirepo shume stresohem per beben a eshte mire. Une ne shtatzeni kam punu pune te shtepise prej fillimit mirepo skam barte gjera te renda ndonjehere pese kile ose gjashte ose kam ec me shpejte kam punuar me shpejte dhe pas cdo veprimi me kap shume stres a eshte mire beba, sot kam vendos nje perde e rende pak se ishte edhe e laget dhe materiali i rende e kam ngjit me karrike dhe tash jam be merak a e kam demtu najsend beben a mund te shkaktohet ndonje anomali si shkak i ketyre puneve? Dua ta cek se skam dicka te vecante, skam dhimbje as gjak kerkoj falje ndoshta e teprova po shume jam e shqetesuar dhe desha ta pershkruaj tamam gjendjen per me marre pergjigje adekuate. Ju faleminderit per pergjigjet qe na jepni.