Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Escheria coli te fëmija

Pershendetje doktoreshe kam nje pyetje qe ndoshta seshte ne lidhje gjinekologjike por shpresoj ta marre nje pergjigje nga ju. Kam femiun tim qe tash ka 15 muaj dhe qe nga muaj 5 iu eshte paraqit bakterja e esherja kolit, e kam trajtu me antibiotike, injeksione sirupa por prape i del ne urine 1000 ml ne urine esherja coli nuk po di cfare te bej me femija nuk shton ne peshe sepse nuk han fare asnje ushqim se preferon, ne gji e kam por tash as gji nuk po me mjafton per te shishen se merr ushqimin se don, sdi qka te bej, te lutem me jep nje keshille, cfare te bej?! Jam shume e shqetesuar, femija im ka lind 3 kg dhe tash ka 10 kg, eshte vajze, te lutem mu pergjigj, faleminderit pune te mbare nga une Ina.

Ina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

E kuptoj shqetësimin tënd, dhe që të të jepja një mendim të vlefshëm, mirë do ishte të më kishe shkruajtuar a ke bërë urokulturë dhe antibiotikun dhe a e ka rekomanduar mjeku antibiotikun, mbështetur në antibiogramë?

Pas trajtimit medikamentoz (por edhe gjatë trajtimit), duhet ti kushtosh kujdes mënyrës së larjes së vajzës tënde sidomos pas jashtëqitjes. Jashtëqitja nuk duhet të prekë organët gjenitale të saj, dhe larja duhet të bëhet nga hyrja e vaginës së vajzës për në drejtim të anusit. E kundërta, bën që bakteri i esheria-kolit të kaloj nga anusi në hyrje të vaginës apo të uretrës.

Disa këshilla të përgjithsme për tu mbrojtur nga esheria koli.

- Mishi duhet të gatuhet shumë mirë, që do të thotë se duhet të përpunohet i zjerrë.

- Qumështi apo lëngjet, duhet të jenë të pasterizuara.

- Zarzavatet kryesisht ato të gjelbërta duhet të lahen shumë mirë. Larja ndihmon në mbrojtje.

- Enët duhet të lahen në mënyrë korrekte, me ujë të nxehtë dhe sapun.

- Ushqimet duhet të konservohen mirë.

- Higjena e duarve është kryesore. Laji duart me ujë të ngrohtë dhe sapun pasi ke shkuar në tualet, përpara përgatitjes së ushqimeve, pas përgatitjes së ushqimeve dhe pas prekjes së kafshëve. Laji duar rregullisht.

Gjithë të mirat.

/komuniteti