Fillimi i shtatzënisë dhe gripi
Marta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Marta
Shtatzënia sot kaloj javën e 5-të dhe nesër fillon java e 6-të e saj.
Meqënëse shtatzënia është në fillimet e saj, disa nga këshillat për të dominuar gjendjen që përshkruan janë; pusho sa më shumë, konsumo sa më shumë lëngje të freskëta, kundër hundëve të zëna përdor spraj nazal me bazë ujë deti, konsumo sa më shumë fruta, perime dhe zarzavate, pi ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon që të zbutet fyti.
Nëse simptomat zgjasin më shumë se një javë dhe sidomos nëse paraqiten të rënda, kontakto mjekun.
Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr, mujoret e fundit i kam pas me dt 14 dhjetor, sa javeshe jam se e konfirmova me test shtatzenie, te lutem me ndihmo jam me shume grip, kolle, temperature te larte, cfare te perdore si qetesues, a jane te demshme Paracetamoli, Aulina, Daleroni se rri vetem shtrire ne shpi se kam pas abort me perpara ne maj, tani jam shume ne merak, me ndihmo me keshillat e tua, shume flm e zoti te ndihmofte.