Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Të vjellat gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene 8 javeshe ama po kam marramendje dhe vjellje, sa mund te zgjas kjo perafersisht nese mundeni te me tregoni? Faliminderit.

Lulja Pula (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lule

Nga java e 12-të e shtatzënisë, të vjellat dhe marramendja vijnë duke u paksuar dhe zhduken plotësisht pas javës së 16-të. Kjo është e zakonshme tek shumica e grave shtatzëna. Një nga mundësitë e rregullimit të këtij problemi, është konsumi i tabletës të multivitaminës në mes të ushqimit.

Nëse problemi vazhdon pas kësaj periudhe, është i domosdoshëm një konsultim me mjekun që të ndjek shtatzëninë për të gjetur shkakun e të vjellave.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti