Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dyshimi mbi moshën e shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe!


Menstruacionet e fundit i kam pasur me 6.7.2010. Sipas kalkulatorit tuaj me del qe jam ne muajin e 7 ose ne javen e 28, ndersa gjinekologia ime me thote qe jam ne javen e 24 dhe ne fund te muajit te 6 per arsye se ashtu i pershtatet data sipas ultrazanit sepse ajo dyshon qe kam mbetur shtatzene ne javen e fundit para menstruacioneve, ndersa pesha e bebes sime eshte 750 grame si dhe termimine fundit ma ka dhene daten 1 maj. Te lutem tregom a eshte i sakte ky verifikim pasi une per vete dyshoj?!


Te falenderoj per pergjigjen.

Liburn (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Nëqoftëse data 6.7.2011 është dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual, shtatzënia sapo ka kaluar javën e 23-të dhe është futur në javën e 24-t të saj. Pesha e bebit sipas mesatarizimit të normave duhet të jetë rreth 500 gram. Ndërsa data e mundshme e lindjes është 14 prill 2012.

Llogaritë e mësipërme janë bërë sipas metodikës, që bazohet në ditën e parë të gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual. Nëse kjo datë nuk është e saktë ose është e përafërt ose nuk mbahet mënd mirë nga shtatzëna, korrigjimi bëhet nga të dhënat që jep ekzaminimi me ekografi.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti