Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ultrazëri në shtatzëni

Pershendetje doktoresha Mimoza, jam shtatzene ne javen e 33 po kam nje pyetje sa eshte i demshem ultrazeri ne keto jave te shtatzenise? Dje kisha nje kotrolle po mjeku im me kontrolloj gati nje ore edhe me rendojke shume ne bark per arsye se nuk kishte mundesi ta kontrollonte zemren e bebes se ishte beba permbys e ai ka provu rreth nje ore. Prem me rrotullu me rendojke shume edhe kisha dhimbje, une jam shume e shqetesuar mos e ka lendu beben me ato rendime te ultrazerit?! Pres pergjigje nga ju, lutem me shkruani.

Nisa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nisa

Nuk ka të dhëna që ekzaminimi me ekografi, të dëmtoj shëndetin e shtatzënës apo të fetusit. Edhe rëndesa që ke ndjerë mbi bark, për shkak të rëndesës me sondë, nuk besoj se sjell dëme në ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti