Endometrioza
Resa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Resa
Përderisa e ke eliminuar endometrioza nëpërmjet lazer-terapisë, nuk ke problem për shtatzëni. Kërko ditën e ovulacionit dhe në rastëse ovulacioni nuk ndodh, atëherë mjeku gjinekolog do të të japë trajtim për ta nxitur atë. Një ekzaminim i rëndësishëm është edhe spermograma. Gjithashtu do të këshilloja dhe një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale pasi një infeskion i mundshëm, prish cilësinë e mukusit cervical dhe nuk lejon shtatzëninë.
Për të gjitha këto, kontakto gjinekologun.
Gjithë të mirat.
Prsh Dr. jam e martuar qe 4 vite dhe ende nuk kam femije jam kontrollu neper mjek njehere me kane thene mire, kam perdore barna per me mbet shtatzene por pa sukses para nje viti kam bo operacion me lajzer dhe me kane thane qe kam Endometrioze, deshta tju pyes sa eshte e rrezikshme kjo dhe a kam shanse me mbet shtatzene a jo dhe pse temperaturen e trupit e kam gjithehere 36, a mos jam e ftohte, cka me keshilloni? Ju faleminderit.