Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Grupi i gjakut

Pershendeteje, une e kam grupin e gjakut 0, RHD (0) negativ mirepo kur kam mbete shtatzene nuk me ka preferu doktoresha me e marr vaksinen, gjithashtu edhe pas lindjes kur e kam pyet pse mos me e marre ma ka thene mbasi e ka beba te njejten grup te gjakut me ty nuk ka nevoje me e marre, a me paraqet problem ne shtatzenine e dyte? Ju faliminderit per mirekuptim.

Albulena (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albulena

Meqënëse fëmija ka faktorin rhezus negativ, ashtu si ty, atëherë fëmija i dytë nuk do të ketë probleme pasi në gjakun tënd nuk ka antikorpe antirhezus. Trajtimi në shtatzëninë e dytë, do të bëhet si tek një grua që është me faktorin rhezus negativ dhe e ka shtatzëninë e parë.

Gjithë të mirat.

Fata (14 vite më parë)
Pershendetje, une e kam grupin e gjakut RH-B - negativ bashkeshorti A+, kam pasur abort para nje vjet e gjysme mirepo gjinekologu nuk me ka treguar se duhet te marre injeksion, tash jam shtatzane ne muajin e 9, javen e 36 dhe tash me thote qe eshte dashur te marre injeksion ne javen 28 une nuk kam marur se nuk e kam ditur kam ba analizen e gjakut per antitrupa me ka dal negativ, cka mendoni a do te kete ndonje anemi beba megjithese ne ultrazane femiu duket shume i shendosh pa asnje anemi, kjo me eshte femiu im i pare. Ju faleminderit pres pergjigje.

/komuniteti