Fetusi në pjesën e poshtme të barkut
Gyli
(15 vite më parë)
Përshëndetje Gyli.
Nga java e 15 deri në javën e 22 të shtatzënisë, fetusi rritet vazhdimisht. Lëvizjet që ndihen nga nëna në këtë periudhë janë të lehta, dhe gjithmonë ndihen në fund të barkut. Nuk mund të thuhet që ai ka zbritur poshtë në fund të barkut, sepse madhësia e mitrës në këtë periudhë është rreth një gisht nën kërthizën e nënës. Pesha e përafërt e tij është 300-350 gram.
Pas një-dy javësh, është koha më e përshtatshme për ekzaminim ekografik që quhet ekografia morfologjike. Është ekografia më e rëndësishme, pasi dallohen të gjitha anomalitë e dukshme që mund të ketë bebi.
Të këshilloj të realizosh domosdoshmërisht këtë ekzaminim.
Jam ne javen e 19 te shtatzenise, bebi me rri shume poshte ne fund te barkut, a eshte rrezik diçka apo jo, nuk jam konsultu me gjinekologun ende, disa me thone qe eshte rrezik, deshta ta di mendimin tuaj? Flm shume.