Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analiza e trombofilise dhe mthfr

Pershendetje doktoresha, Ju pergezoj per punen e palodhur dhe teper fiskine nder vite krah mijera nanave dhe foshnjeve qe keni sjell ne jete. Une jam nje 29 vjecare e martuar prej 2 vitesh. Kam patur 3 aborte spontane 4-6 jave max te padukshme ne eko, vetem konfirmuar me b hcg ne nivele shume te uleta. Abortin e fundit e kam patur ne fund dhjetori 2015. Analizat e trombofilise se fundmi me kane diagnostikuar mua me mthfr homozigot dhe im shoq v leiden hetero. Antitrombina iii 36,4 nga 22,00-34,00, omocisteina 7.2 nga 3,00-15,00. Proteina c 97 % nga 65-140. Proteina s 95.4%. Gjinekologia me ka keshilluar 1 cardioaspirin ne dite dhe prefolic per periudhen preconception. Me pas clexane 4000 ne dite deri ne javen e 34-36. Per tim shoq asgje. Do doja te merrja nje sugjerim tuajin per kete mjekim. Sa kohe eshte me e mira per tu mjekuar perpara se te nis nje shtatezani tjeter? Te falenderoj dhe do jem ne pritje te pergjigjes tuaj

Oli 2 (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Oli

Nga sa lexova te rekomandoj qe deri ne tre muaj rekomandohet te merret kardioaspirina nje tablete ne dite deri ne konceptim. Kur shtatzenia konceptohet, nderpritet aspirinen dhe fillo clexane deri ne javen e 36-te te shtatzenise.

Te uroj fat.

/komuniteti