javë pas jave
Përshëndetje Ola
Mirë do ishte të më shkruaje se çfarë infeksioni ka konstatuar mjekja, dhe nëse diagnoza është vendosur në bazë të analizës dhe kulturës së sekrecioneve vaginale. Antibiograma dhe mykograma tregon medimentet më të efekshme për trajtim.
Nëse është konstatuar vetëm prania e kandidozës vulvovaginale, trajtimi me antimykotik që të ka dhënë mjekja është i favorshëm. Shërimi i infeksionit, pavarësisht nga pozicioni i mitrës e afron mundësinë për të mbetur shtatzënë. Gjithashtu, është e rekomanduar që edhe bashkëshorti duhet të mjekohet nga kandidoza. Spermograma e bashkëshortit, do të përjashtoj mundësinë e sëmundshmërisë.
Pas shërimit mundohu të gjesh ditët e e ovulacionit dhe për këtë do të ndihmojë artikulli i linkut të poshtë shënuar.
http://www.bebaime.com/konceptimi/si-mund-ta-dini-se-kur-ovuloni-
Të uroj shërim të shpejtë.
Të uroj fat dhe gjithë të mirat.


Para dy javësh ju kam pyetur se pse nuk mund të ngelem shtatzënë për një fëmijë të dytë pasi vajzën e kam 4 vjeç dhe ju më sugjeruat që të bëj një kontrollë. Unë e bëra kontrollën dhe gjenekologja më tha se kam shumë infektim dhe pozita e mitrës tha që nuk është shumë e përshtatshme për të ngelur menjëherë. Për infektimin mora 1 kapsule Diflukonazol, tre suposta Kanasen dhe një tubë për tu lyer poshtë Antifungol. Mendon se pas ketij trajtimi dhe në bazë të pozitës të mitrës në të ardhmen mund të mbetem më lehtë shtatzënë?