Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cilat hormone ti bëj?

Përshëndetje doktoreshë. Jam 22 vjeçare, kam bërë ekzaminimin me ultratinguj për çrregullim të menstruacioneve, gjinekologu pohoj se gjithçka është në rregull shkaku mund të jenë hormonet dhe më ka udhëzuar të bëj tsh dhe prolaktinën, çfarë propozoni ju, a duhet diçka më tëpër të bëj? P.S a vërehet sindromi i ovarit policistik me ultrazë? Faleminderit.

Ardita (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ardita

Më vjen mirë që ekzaminimi me ultrazë, tregon rezultate pozitive. Bëje nivelin e hormoneve që të ka rekomanduar mjekja, sepse edhe nëse do ketë nevojë për ekzaminime të tjera, ato bëhen hap pas hapi duke përjashtuar apo korrigjuar ato që duken më të rëndësishme.

Sindromi i ovarit policistik, konstatohet me ekografi/ultrazë.

Të uroj gjithë të mirat.

Ardita (15 vite më parë)
Faleminderit shumë për përgjigjien dhe kohën që na e kushtoni.

/komuniteti