Pengimi i infeksionit në shtatzëni
Bela
(15 vite më parë)
Përshëndetje Bela
Ka infeksione vaginale, që ndikojnë në mos mbetjen shtatzënë. Kryerja e analizës dhe kulturës së sekrecioneve vaginale, është e rëndësishme përpara se çifti të tentoj për fillimin e shtatzënisë. Nëse infeksioni është i pranishëm, trajtimi efikas është ai medikamentoz.
Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto në klinikën ku punoj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, ju pergezoj dhe falenderoj per pergjigjet qe jepni, jeni shume e mire. Doja te beja nje vizite per infeksionin dhe kotrollin e mitres por e kam shume te veshtire sepse doja te konsultohesha me nje femer jo me doktor, ju lutem ku mund te drejtohem dhe a ndikon infeksioni ne mosngeljen shtatzene? Kam 4 vjet martuar dhe bashkeshorti im gjate nxjerrjes se spermes ndjen gudulisje. A eshte kjo nje lloj infeksioni? Theksoj se kemi perdorur dy here qumesht blete duke ditur se ndihmon per largimin e infeksionit, sa e vertete eshte kjo dhe a duhet ta marrim perseri? Me fal qe u zgjata, te uroj gjithe te mirat e kesaj bote.