Dhimbje në organin gjenital
Shyhrete
(15 vite më parë)
Përshëndetje Shyrhete
Gynipral-i si tokolitik dhe Utrogestan-i si progesteron, janë të rekomanduara në ankesat që ti përshkruan. Për ankesën që ndjen pas përdorimit të gynipral-it, tregoja mjekut që e ka rekomanduar për të vlerësuar mundësinë e zëvendësimit me preparat tjetër. Bëj edhe analizë të urinës komplet dhe urokulturë dhe rezultatet tregoja mjekut që të ndjek shtatzëninë.
Përveç terapisë së mësipërme, bëj kujdes në lëvizjet dhe lodhjet fizike. Pusho më shumë, qëndro më shumë shtrirë dhe largoju punëve të rënda apo ngritjes së pesha të rënda. Edhe lëvizjet dhe qëndrimet e gjatë në këmbë kufizoji në maksimum.
Uorj që gjithshka të shkoj sa më mirë në shtatzëninë tënde.
E nderuara doktoreshe, faleminderit shume per ndihmen qe na ofroni! Jam shtatzene 19 javeshe. Qe nga java 17 kam here pas here therrje ne fund te abdomenit si dhe here pas here therrje dhe here pas dhimbje qe e ndjej ne vagine. Para nje jave mjeku qe percjelle shtatzenine time me rekomandoi Gynipral tri here ne dite si Utrogestanin 3 here ne dite (e perdore qe nga fillimi i shtatzenise). Gjendja nuk me ka ndryshuar as tani, mezi eci nga dhimbjet ne vagine. Ju lutem me sqaroni cfare mund te jene keto dhimbje? Si dhe ju lutem me tregoni a demton bebin Gyniprali, me qe pasi une e marre per nja gjysme ore kam dridhje ne gjithe trupin dhe lodhje tej mase. Ju lutem me sqaroni cka jane keto dhimbje dhe si te veproj, kjo eshte shtatzenia ime e dyte, e para perfundoi me abort spontan ne javen e 8. Qofshi me te mira!