Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kandida dhe streptokoku

Jam 26 vjeç, kam lindur nje djale dhe vazhdimit kam probleme, kam bere analizat: strishon vaginale dhe cervikale dhe i pranishem ishte bakteri Kandida, tani jam duke perdorur Nystatin vaginaleta, por me thone qe Kandida eshte shume rezistent dhe shume veshtire te kurohet. Cka me preferoni ju? Ne te njejten kohe me ka dale edhe streptokoku ne kanalet urinare.

Loca (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Loca

Për të trajtuar infeksionin e kandidozës vulvovaginale, duhet të bësh mykogramën për të gjetur antibiotikun që vepron më me efikasitet ndaj infeksionit tënd. Rregjimi i trajtimit për kandidozën rekurente (e përsëritur mbi katër herë në vit), bëhen në dy faza. Faza e parë, përfshin rregjimin shfarosës (marrja e antibiotikut bëhet në bazë të antibiogramës) dhe faza e dytë, përfshin rregjimin e trajtimit parandalues që do të thotë trajtim me nga një ovul vaginal çdo muaj, për gjatë muaj rrjesht, pas menstruacioneve.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti