Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Me se ushqehet bebi tre ditët e para kur nuk ka qumësht gjiri?

Kam degjuar se qumeshti vjen 3 - 7 dite pas lindjes. Por me cfare ushqehet bebi gjate kesaj kohe?

Enxhi (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Enxhi

I porsalinduri ka rezerva ushqimore, dhe gjendja e tij mbetet stabël pasi merr pikat e para të qumështit që është kulloshtra dhe që janë mjaft të ushqyeshme. Vendosja e fëmijës në gji duhet të jetë e herëshme, por edhe pa orar (sipas dëshirës së fëmijës). Çdo ditë matet pasha trupore me qëllim që të kontrollohet dhe parandalohet rënia e peshës më e madhe se rënia fiziologjike në peshë. Fëmija në ditët e para, humb deri në 10% të peshës trupore. Gjatë këtyre ditëve nuk rekomandohet dhënia e ujit apo e qumështit artificial, për ushqyejen e fëmijës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti