Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje në fund të stomakut

Pershendetje! Jam ne jave e 30+3 dhe sot kam pas dhembje ne fund te stomakut ne anen e djathte, a eshte diçka rrezik qe duhet me pas panike a po eshte normale ne kete periudhe te shtatzenise? Faleminderit.

Tiina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina

Vetëm ankesa e dhimbjes së stomakut, nuk mund të definoj shkakun apo diagnozën.

Këshilla më e parë, në ankesat e dhimbjes së stomakut është rregullimi i rregjimit të të ushqyerjes në sasi të vogla ushqimi dhe sa më shpesh. Shto në dietë qumështin dhe të pi ujë gjatë ngrënies, sepse uji ul aciditetin e stomakut. Nuk këshillohet konsumi i ushqimeve të thata dhe pikante dhe duhet të pakësohen lëngjet e agrumeve (portokalle/limona), salcat e ndryshme, lëngu i domates dhe të mos pish cigare nëse atë e përdor. Këshillohet gjithashtu të përdoret jastëk pak të lartë për të fjetur.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti