Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fryerja e këmbëve në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, desha te di me shume rreth fryerjes ose te enjtjes se kembeve ne shtatzeni, jam ne javen e 35 por kembet me rrin shume te fryera, gjate mbremjes ato nganjehere po fillojne te me kruhen a eshte kjo dicka per tu bere merak a duhet te perdori ndonje hap apo eshte gje normale qe te ndodh kjo gjate shtatzenise? Flm shume, kaloni nje dite te mbare.

Tinaaa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina

Me rritjen e moshës së shtatzanisë, rritet edhe mitra duke shtypur enët e mëdha të gjakut të cilat kalojnë nëpërmjet barkut, duke vështirësuar qarkullimin e tij. Kjo shkakton fryrje sidomos tek këmbët, të cilat shfaqen kryesisht në fund të ditës, apo kur qëndron për një kohë të gjatë në këmbë.

Për këtë arsye këshillohet që 3-4 herë gjatë ditës të qëndrosh shtrirë ose ulur, por me këmbët në nivelin e gjoksit për 15-20 minuta, të kufizosh qëndrimet për një kohë të gjatë në këmbë, dhe të mos përdorësh veshje të shtrënguara, të cilat pengojnë qarkullimin e gjakut.

Gjithashtu këshillohet që gjatë shtatzënisë të flesh në krahun e majtë, për të liruar mëlçinë dhe enët e mëdha të gjakut, nga shtypja që ushtron mitra gjatë ditës.

Për kruarjen që ndjen, përdor kremra neutrale dhe shto në dietën ditore kalcium dhe vitamina. Njëkohësisht, pakëso marrjen e yndyrnave dhe dhjamrave.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti