Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrja e magnezit permes multivitaminave ne muajt e fundit

Pershendetje doktoresh Mimoza, jam ne javen e 34 edhe deri tani kam perdorur multivitamina pregnacare qe permbajne 150mg magnesium, kam degjuar qe magnezi ndikon ne mos-hapje per lindje nese e perdor muajt e fundit, a rrezikohem nga kaq mg magnesium qe e marr prej ketyre multivitaminave, a ti vazhdoj deri ne fund te shtatzanise apo jo? Flm paraprakisht!

My Baby Boy (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Stela

Sasia e magnezit qe merr me paketen e multivitamines pregnantcare, eshte sasi suplementit I cili plotson nevojat fiziologjike te organizmi per magnezium. Kjo sasi nuk ka influenca per dilatacionin e qafes se mitres.

Marja e multivitaminave duhet te vazhdoje deri 40 dite pas lindjes.

Te uroj shtatzeni te mbare.

/komuniteti