Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit

Pershendetje, data ime eshte 22.09.2011 menstruacionet e fundit, desha te dije lidhje me levizjen e bebes une e kam ndegju si vibrim ne bark para dy jave tash po ndodh cdo dite po rralle, sdi a eshte heret per veprime te bebes me te theksuara apo dicka nuk eshte ne rregull isha edhe te gjinekologu per kontrolle, ai me tha qe cdo gje eshte ne rregull beba ka perparu mire edhe vet ndihem mire, vetem kjo me shqeteson qe spe ndije me shpesh beben time a eshte heret apo cka? Po perdori edhe vitamina Megadyn, a jane te mira?

Gena (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Gena

Lëvizjet e bebit tek një grua me shtatzëni të parë, si rregull ndihen pas javës së 20-të të shtatzënisë. Është krejt normale që ju keni filluar të ndjeni lëvizjet e bebit tuaj.

Për sa i përket asaj që referoni se bebi lëviz rrallë, unë mund t’ju them se është e nevojshme të monitorohen këto lëvizje. Për të vlerësuar numrin e lëvizjeve, rekomandohet që për një javë rresht në të njëjtin interval kohe, të matet numri i lëvizjeve fetale. Këto të dhëna tregojani gjinekologut që ndjek shtatzëninë tuaj. Me këto të dhëna si dhe me disa ekzaminime të tjera, mjeku do të vlerësojë mirëqënien fetale. Unë shpresoj së lëvizjet e bebit tuaj të jenë normale.

Megadyn është multivitamin e pasur me vitamina dhe kripëra minerale, të cilat rekomandohen gjatë shtatzënisë atëherë kur shtatzëna nuk i plotëson ato me anë të ushqimit.

Të uroj shtatzëni dhe lindje të sukseshme.

/komuniteti