Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje shpine

Pershendetje MD Mimoza, desha te pyes kam dhimbje te lehta ne shpine si dhe ne fund te barkut. Menstruacioni i fundit ka qene me 29.05.2011 si dhe ne cilin muaj jam? Se jam e shqetsuar per keto dhimbje qe kam a jane normale?

Egzona Mushica-hoti (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Egzona

Shtatzënia ndodhet në javën e 28-të plus 6-të ditë. Data e mundshme e lindjes është 8 mars 2012.

Dhimbjet e lehta të shpinës dhe të fundit të barkut, edhe në këtë periudhë të shtatzënisë, i atribuohen rritjes së madhësisë dhe peshës së saj. Dhimbjet në fund të barkut konsiderohen normale, nëse nuk janë të forta dhe të shoqëruara dhe gjakrrjedhje. Në të kundër, drejtohu menjëherë tek mjeku gjinekolog. Për të lehtësuar dhimbjet e shpinës. Një gjimnastikë e lehtë i dominon ato.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti