Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A egziston ndonje terapi apo recept qe te kem nje vajze?

Pershendetje doktoresh, kam deshire te madhe te kem nje vajze. Tani kam nje qun 2 vjeç e gjysem, kisha pas deshire te di a egziston ndonje recept apo çfaredo qofte vetem ta kem nje vajze se kah familja e burrit jane te gjithe meshkuj, po frikohem se ndoshta edhe une ne te ardhmen vetem quna do te kem, pres pergjigje ju falemnderit shume.

Linda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda.

Së pari: dua të uroj që djali yt, të ketë jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Së dyti: e bukur nga ana e juaj dëshira për të patur vajzë. Pyetjes tënde direkte për ndonjë terapi apo recetë për të koncetuar vajzë (lindur vajzë), po i përgjigjem direkt. Nuk ekziston asnjë recetë apo terapi mjeksore për të konceptuar (lindur) vajzë. Vetë jeta, është rregullatori numerik i gjinisë.

Së treti: me privilegjin e njeriut që i ke drejtuar një pyetje, unë personalisht mendoj se fëmijët janë të mirë, të bukur dhe të nevojshëm për jetën e një shoqërie e sidomos një familje. Për mua nuk ka rëndësi në janë vajza apo djem. E rëndësishmë është që ata të jenë të shëndetshëm, të denjë dhe të dobishëm për familjen dhe shoqërinë.

/komuniteti