Lëvizjet e bebit dhe lemza
Tina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Tina
Lëvizjet fetale edhe në këtë periudhë të shtatzënisë, janë normale. Ato monitorohen nëpërmjet ekografisë dhe nga vetë shtatzëna përgjatë periudhës që është zgjuar. Për të qënë e sigurtë mbi atë çka po ndodh, por që nuk e shpjegon siç duhet, të rekomandoj të bësh një kontroll tek mjeku gjinekolog për ekzaminim ekografik në bazë të të cilit mjeku do të do të vlerësoj ecurinë e shtatznisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje!
Jam ne javen e 30. Kisha pas deshire me dite a e verej une kur e kape lemza beben se shpesh ndodh qe nje levizje tik tik ne nje vend leviz sikur zemra qe rrah. A eshte kjo lemza e bebes dhe a duhet me u shqetesu qe e kap lemza?
Ju faleminderit.