Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme me menstruacionet

Pershendetje Dr dhe faleminderit qe na ofron ndihmen tende. Te kam shkruar para disa ditesh per çrregullimin e menstruacioneve qe kam patur kete muaj. Nuk kam patur aspak menstruacione, perveç sekrecione me ngjyre kafe edhe pse kam pasur marredhenie seksuale te pambrojtur. Bera nje kontrolle te gjinekologu me pa ne eho dhe me tha qe nuk asgje, çdo gje kam te qete, as shtatzene nuk isha. Tani ka nisur te me dhemb shpina dhe shpesh me vjen te vjell?! Çfare duhet te bej? Te lutem me shkruaj.

Meli (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meli

Përderisa menstruacionet nuk ka qënë të rregullta si gjithnjë, tregon se diçka nuk ka shkuar mirë. Ekografia është vetëm një ekzaminim, midis shumë ekzaminimeve të tjera që duhet të bëhen dhe mjeku ekografikisht nuk ka konstatuar ndonjë problem. Por duhet të bësh disa analiza hormonale (plus beta HCG) dhe në bazë të vlerësimit të tyre, mjeku gjen shkakun përse kanë ndodhur prishja menstruale.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti