Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Jam shtatzënë dhe njëkohësisht nënë gjidhënëse

Doktoreshë ju përshendes, unë jam shtatzënë 10 javëshe, mirëpo e kam djalin 17 muajsh, të cilin ende nuk e kam ndarë nga gjiri...Ju kisha lutur të më tregoni se, a i bëj keq diçka frytit a po jo? A duhet ta largoj sa më parë nga gjiri? Ju përshendes.

Linda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda.

Edhe në qoftëse ti Linda mund të jesh e shëndetshme, mund të ushqehesh në sasi dhe cilësi të lartë, unë të sygjeroj ta largosh djalin 17 muajsh nga ushqimi me gji. Këtë duhet ta bësh, për hir të foshjes që ka nisur jetën në trupin tënd.

Djali yt, tashmë është i madh për t’u ushqyer me produkte natyrale dhe të freskëta. Edhe në se je përpjekur deri tani ta largosh nga gjiri e nuk ja ke arritur, qoftë edhe për dashuri e dhëmshuri, tashmë duhet ta bësh qoftë edhe me dhëmbjen që ndjen si nënë ndaj fëmijës që kërkon gjirin e nënës së vet. Kuptohet se largimi nga ushqimi me qumësh gjiri duhet bërë ngadalë, por asnjëherë duke u shtryrë në pafundësi. Fëmija yt i rradhës, pret nga ty të zhvillohet i shëndetshëm.

/komuniteti