Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si të mbes shtatzënë?

Pershendetje Dr. Morina, jam martuar gati 2 vite dhe deshiroj qe te krijoje familjen mirepo nuk po mbes shtatzene, kam qene ne shume doktor me thojne qe jam ftohur dhe me doli se kam bakterin E. Coli per kete arsye kinse nuk kam mbetur shtatzene, sa jane gjasat qe te mbes shtatzene kur te me largohet kjo bakterie, dhe me cka me shume menjanohet?

Edonisa (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Edonisa

E.coli, është banor normal i florës intestinale (të zorrëve), e cila në kushte të caktuara kontaminon edhe vaginën. Antibiograma tregon antibiotikun më të ndjeshëm kundrejt këtij mikrobi. Kontakto mjekun gjinekolog për të marë trajtimin e nevojshëm, pasi këto infeksione ndikojnë konceptim.

Të uroj çdo të mirë.

/komuniteti