Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth menstruacioneve të bardha

Jam e interesuar per nje pyetje. Kam menstruacione te bardha cdo dite dhe kane paksa nje arome te keqe. A eshte kjo shqetesuese apo ndoshta mund te jete normale? Ndoshta mund te me sugjeroni se cfare te perdore? Pres te marre pergjigje nga ju. Faleminderit!

Gentianaa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gentiana

Shtimi i sekrecioneve vaginale si dhe era e keqe që përshkruan, tregon për prani të një infeksioni vaginal. Bëj një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për tu diagnostikuar. Antibiograma apo mykograma do të vlerësoj medikamentet më të efekshëm dhe mjeku do të të rekomandoj preparatin më të pranueshëm për ty.

Mos neglizho, sepse infeksionet vaginale të pa trajtuara, sjellin problem në aparatin riprodhues.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti