Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vitamina B6

Pershendetje Dr, nga fillimi i shtatzenise kam marre vitamin B6, ne fillim me ndihmojke per te vjellurat tash po me duket qe po me qeteson dhe po boj gjume ma te mire, keshtu qe jam duke vazhdu ende nga 2 ne dite mengjes dhe mbremje, ju lutem me tregoni a jane te demshme nese vazhdoje deri ne fund? Tash jam ne javen e 20. Faleminderit shume.

Minushe Gashi (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Azemine

Vitamina B6, përdoret për të trajtuar të përzjerrat dhe të vjellat në shtatzëninë e hershme, e cila mund të merret e kombinuar me metoclopramide dhe doxylamine. Gjithashtu përdorimi vetëm i kësaj vitamine, lejohet të përdoret tek gratë paralindjes, pasi ndihmon në trajtimin të simptomave të tjera që ato mund të ankojnë.

Kjo vitaminë, duhet të merret jo më tepër se 50 mg në ditë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti