Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni me ureaplazma

Pershendetje doktoreshe nga analizat qe kam bere testi per ureaplazma rezulton pozitiv, une ndjej dhimbje te veshkave dhe urinim te shpeshte, a mund te jene keto ankesa si rezultat i ketij infeksioni,dhe a mund te perdore vaginalete gjate kohes se ciklit menstrual? Ju faleminderit.

Mirvete (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mirvete

Ureplazma urealyticum, është pjesë e florës normale gjenitale si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Infeksioni i ureaplazmës trajtohet më antibiotikë, kryesisht me streptomicinë.

Në lidhje me ankesat të traktit urinar, të rekomandoj të bësh analizë të urinës komplet dhe një urokulturë. Nëse rezulton infeksion, antibiograma orienton mjekun për preparatin e efekshëm.

Ovulat vaginale mund të përdoren edhe gjatë menstracioneve.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti