Gravidi pas muajit të 3
Tina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Tina
Multivitaminat që kanë në përbërjen e tyre edhe acid folik, mirë është që të përdoren deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Në tremujorin e dytë dhe të tretë, rekomandohen ato multivitamina që në përbërjen e tyre kanë më shumë kripra minerare e sidomos hekur i cili mirë është konsumohet deri në ditën e 40 pas lindjes.
Për çdo preparat që përdor, të rekomandoj të lexosh fletën shoqëruese të tij. Në rastin konkret, multivitaminat Gravid përdoren deri në fund të tremujorit të parë të shtatzënisë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, tani jam ne javen e 13 dhe ende po perdore Gravid a edhe e nevojshme qe ende te perdori apo mundem me e nderpre tani qe jam ne muajin e katert?