Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në lidhje me gjakderdhjen e mbrendshme

E nderuar doktoreshe, kam lindur nje femije para 6 muajsh, disa minuta pas kam pasur gjakderdhje te mbrendshme me eshte dashur te operohem urgjent. Me pas pas 3 muajsh kam vu spirale, une jetoj ne Gjermani, mjeku ketu nuk me ka thene gje por para dy javesh isha ne Kosove per pushime e vizitova gjinekologun dhe e njoftova per gjendjen time ai me tha me norma te mjeksise duke e shikuar gjendjen nuk eshte dashur te vej spiralen, me tha se duhet te kem shume kujdes sepse nuk eshte mire te ngel shtatzene minimum 2 vjet edhe se lindjen e ardhme duhet ta bej me operacion sepse mund te perseritet prape gjakderdhja dhe si pasoje mund te jete vdekja, me njoftoj po ashtu edhe me x raste qe kane ndodhur ne Kosove ku nena ka vdekur si shkak i gjakderdhjes se mbrendshme. Desha te di edhe mendimin tuaj lidhur me kete? Te pershendes.

Bina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bina

Po të më kishe shkruar se për çfarë je operuar urgjent pas lindjes, mund të kisha dhënë një mendim mbi rekomandimin e mjekut nga Kosova. Më shkruaj ku e ke kryer lindjen, në Gjermani apo në Kosovë? Po mjekut Gjerman që të ka vendosur spiralen, i ke treguar se je operuar pas lindjes për shkak të një hemorragjie dhe si të është përgjigjur?

Të shtrova disa pyetje, pasi jam e pa qartë mbi ato që shkruan.

Gjithë të mirat.

Bina (15 vite më parë)
Jam operuar sepse kane plasur venat brenda ne miter. Lindja eshte kryer ne Gjermani dhe mjeku qe ma ka vendosur spiralen ka pas dijeni per rastin po ka thene se nuk ka ndonje problem. Deri tani kam pasur pergjigjie te ndryshme, desha te di edhe mendimin tuaj.

/komuniteti