Përgjigjja e kulturës vaginale
Elona1
(15 vite më parë)
Përshëndetje Elona
Preparati Neo-penotran është ovul e kombinuar që lufton shumë mirë kandidozat, trikomoniazën, gardnarelën dhe bakteriet anaerobe duke përfshirë streptokokët anaerobë.
Por, ti shkruan se nga përgjigja e kulturës është verifikuar vetëm streptokoku. Streptokoku është bakter gram pozitiv, i cili trajtohet me antibiotiko-terapi dhe sensibiliteti i tij, përcaktohet nga antibiograma. në këto kushte unë do të preferoja që trajtimi me antibiotikë të ishte i zgjedhur nga antibiograma.
Të uroj shërim të shpejtë.
Pershendetje Dr. Moza
Sot mora pergjigjen e kultures vaginale dhe streptococc rezultoi pozitiv: 100.000 cfu/ml, ndersa candida rezultoi negative dhe mjeku gjinekolog me dha te perdore kete preparat neo-penotran per 7 dite vetem ne darke, dhe pas 7 dites te tjera pushim duhet te perseris analizen e kultures vaginale. A po marre mjekimin e duhur doktoreshe? Mbetesh gjithmone e pershendetur nga ana ime Dr. Moza.
Gjithe te mirat.