Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ultrazëri dhe foshnja

Pershendetje, jam ne muajin e 4 te shtatzenise. Kam shtatzeni normale, nuk kam infeksione gjithqka me shkon per se mbari (elhamdulilah) pyetja ime eshte se a mos jane te shpeshta kontrollat cdo muaj si dhe a ka efekte negative tek foshnja ultrazeri? Faleminderit per kohen tuaj... Respekt.

Erlinda Kabashi (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Erlinda

Për shtatzënitë normale, rekomandohet që kontrollet mjeksore të kryhen çdo muaj deri në muajin e shtatë. Në muajin e tetë, kontrollet mjeksore shtohen dhe bëhen çdo dy javë dhe në muajin e nëntë, këshillohet që kontrollet mjeksore të kryhen çdo javë. Në rast të problemeve të paparashikuara shëndetsore si të nënës ashtu edhe të embrionit/fetusit, numri i kontrolleve edhe mund të shpeshtohet.

Nuk ka të dhëna studimore botërore, se ekzaminimi ekografik gjatë shtatzënisë është i dëmshëm, për nënën e për fetusin. Për më tepër se sa ekografi janë të domosdoshme të kryhen gjatë shtatzënisë dhe kohën kur duhen bërë. Lexo linkun:

http://www.bebaime.com/perinatologjia/gruaja-shtatzene-dhe-mjeku-obsteter-gjinekolog

Gjithë të mirat.

 

/komuniteti