Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Neveria nga marrëdhëniet seksuale!

Pershendetje doktoreshe!


Me jane dukur shume te vlefshme keshillat tuaja dhe prandaj po ju tregoj problemin tim. Jam 20 vjece, nuk kam kryer asnjehere marredhenie dhe nuk kam deshire seksuale. Ndonjehere me ndjell neveri kjo gje. Ju lutem me jepni disa keshilla qe ta kaloj kete problem?


Faleminderit.

Kejsi (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kejsi

Nuk është normale ndjenja tënde mbi raportin seksual. Që ta kalosh këtë problem, së pari duhet të dashurohesh, që do të thotë duhet të gjesh një dashuri shpirtërore e cila do të shoqërohet edhe me rritjen e dëshirës seksuale. Së dyti, duhet të lexosh apo shikosh në televizor apo kinema romanca njerëzore për të thyer mendimin negative, që të është krijuar për marrëdhëniet seksuale. Shpresoj se aty do të kuptosh, se njerzit kur ndjejnë fuqishëm, pra kur dashurojnë edhe përkëdhelin njëri tjetrin në fund kërkojnë të bëjnë seks, sepse e tillë është e shkuara dhe e ardhmja jonë biologjike.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti